Në kategorinë “B” bëjnë pjesë mjetet motorike masa e lejueshme e të cilave nuk tejkalon më shumë se 3 500 kg, të cilat nuk kanë më shumë se tetë ulëse duke mos e llogaritur ulësen e vozitësit, në të cilën mund të bashkangjiten automjete shtesë, masa e lejueshme e të cilave nuk tejkalon 750 kg në përputhje me përshkrimet e përcaktimeve të fushës për automjetin përkatës. Mjetet motorike nga kjo kategori mund të kombinohen me rimorkio me masë më të madhe të lejueshme prej 750 kg, me kusht që masa më e madhe e kombinimit të këtyre atomjeteve most ë kalojë 4 250 kg.
Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit për leje:
Kandidati të ketë mbushur 18 vjet ose
Letërnjoftim
Vërtetim për aftësitë psiko-fizike për të drejtuar me automjete
Vërtetim për përfundimin e së paku arsimit fillor të kandidatit për leje (fotokopje të vërtetuar në noter)
Pajtueshmëri nga të dy prindërit, përfaqësuesi ligjor ose kujdestari, të vërtetuar në noter
Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës (20 orë mësimore teorike dhe 36 orë mësimore praktike)
Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës nga fusha e dhënies së ndihmës së parë personave të lënduar në aksident trafiku (nëse nuk ka kategori tjetër)
Dëshmi për pagesën e shumës së harxhimeve për provimin e lejes për vozitje
Fletëparaqitje për provimin e lejes për vozitje
Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit për leje për kandidatin që posedon kategoritë „А1“, „А2“ dhe „А“:
Kandidati të ketë mbushur 18 vjet ose
Letërnjoftim
Vërtetim për aftësitë psiko-fizike për të drejtuar me automjete
Vërtetim për përfundimin e së paku arsimit fillor të kandidatit për leje (fotokopje të vërtetuar në noter)
Pajtueshmëri nga të dy prindërit, përfaqësuesi ligjor ose kujdestari, të vërtetuar në noter
Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës (4 orë mësimore teorike dhe 36 orë mësimore praktike)
Fotokopje e lejes për vozitje e vërtetuar në noter
Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës nga fusha e dhënies së ndihmës së parë personave të lënduar në aksident trafiku (nëse nuk ka kategori tjetër)
Dëshmi për pagesën e shumës së harxhimeve lidhur me provimin e lejes për vozitje
Fletëparaqitje për provimin e lejes për vozitje