Për kandidatët

Kategoria nacionale G

 

 

Në kategorinë nacionale “G” bëjnë pjesë maqinat lëvizëse. Me lejen për vozitjen e automjeteve të kësaj kategorie, mund të drejtohen edhe motokultivatorët.

 

Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit për leje:

 

  • Kandidatët të kenë mbushur 16 vjet
  • Letërnjoftim
  • Certifikatë shëndetësore për aftësitë psikofizike për të drejtuar me automjete
  • Dëshmi për kryerjen e së paku arsimit fillor (fotokpje të vërtetuar në noter)
  • Pëlqim nga të dy prindërit, përfaqësuesi ligjor ose kujdestari, të vërtetuar në noter (nëse nuk i ka mbushur 18 vjet)
  • Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës (12 orë/mësimore teorike)
  • Vërtetim për kryerjen  e aftësimit të kandidatit për vozitës nga lëmia e ndihmës së partë personave të lënduar në fatkeqësi komunikacioni (nëse nuk posedojnë kategori tjetër)
  • Dëshmi për pagesën e shumës së harxhimeve për dhënien e provimit për leje
  • Fletparaqitje për dhënien e provimit për leje
  •  

    Vërejtje: Për këtë kategori provim jepet vetëm në pjesën teorike të provimit për leje.