Në kategorinë nacionale “F” bëjnë pjesë traktorët me ose pa rimorkio. Me lejen për drejtimin e atomjeteve të kësaj kategorie nacionale, mund drejtohen edhe automjetet që bëjnë pjesë në kategorinë nacionale “G”.
Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit për leje:
Kandidatët të kenë mbushur 17 vjet
Letërnjoftim
Certifikatë shëndetësore për aftësitë psikofizike për të drejtuar me automjete
Dëshmi për përfundimin e së paku arsimit fillor të kandidatit për leje (fotokopje të vërtetuar në noter)
Pëlqim nga të dy prindërit, përfaqësuesi ligjor ose kujdestari, të vërtetuar në noter (nëse nuk i ka mbushur 18 vjet)
Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës (12 orë mësimore teorike dhe 12 praktike)
Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës në fushën e dhënies së ndihmës personave të lënduar në fatkeqësi komunikacioni(nëse nuk posedon kategori tjetër)
Dëshmi për pagesën e shumës së harxhimeve lidhur me dhënien e provimit për leje
Fletparaqitje për dhënien e provimit për leje