Për kandidatët

Kategoria АМ

 

Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit për leje:

 

  • Kandidati të ketë mbushur 16 vjet
  • Letërnjoftim
  • Vërtetim për aftësitë shëndetësore dhe psikofizike për të drejtuar mjetet motorike
  • Pëlqin nga të dy prindërit, përfaqësusit ligjor ose përkujdesësit, të vërtetuar në noter (nëse nuk i ka mbushur 18 vjet)
  • Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës ( 12 orë mësimore teorike)
  • Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës nga fusha e dhënies së ndihmës së parë personave të lënduar në aksident trafiku (nëse nuk ka kategori tjetër)
  • Dëshmi për pagesën e shumës së harxhimeve për provimin e lejes për vozitje
  • Fletëparaqitje për provimin e lejes për vozitje
  •  

    Vërejtje: Për këtë kategori jepet provim vetëm në pjesën teorike të provimit për leje.

     

     

    Motokultivatori është automjet me një ose dy boshte, fuqia më e madhe e motorit të të cilit është 12 kilovatë dhe është krijuar ashtu të bartë, tërheq ose shtyp prizë dhe mjete të ndryshme ose të shërbejë si hapësirë për mjetet e këtilla ose për tërheqjen e rimorkios së lehët.

     

     

    Biçikleta me motor ndihmës është automjet me sipërfaqe pedalash, që si shtesë mund të ketë motor me djegie të brendshme, me sipërfaqe punuese që nuk është më e madhe se 50 cm3 ose elektromotor me fuqi dalëse në kontinuitet prej 0,25 kw, me çka veprimi i motorit ndërpritet kur shpejtësia arrinë 25km/h ose nëse biçikleta e ndërpret veprimin e pedaleve.

     

     

    Mopedi është automjet me hapësirë motori me dy ose tre rrota, hapësira punuese e motorit me djegie të brendshme të të cilit nuk është më e madhe se 50cm3, respektivisht fuqia e elektromotorit nuk kalon më shumë 4kë dhe shpejtësia e rrugë të sheshtë është e kufizuar më së shumti në 45 km/h.

     

     

    Triçikli është automjet me hapësirë motorike dhe tre rrota të vendosura në mënyrë simetrike në gjatësinë e boshtit të automjetit, masa e të cilit nuk është më e madhe se 400 kg – nëse është i dedikuar për transportin e njerëzve, respektivisht 550 kg - nëse është i dedikuar për transportim të ngarkesave (pa bateri nëse automjeti është me hapësirë elektrike), hapësira punuese e motorit me djegie të brendshme të të cilit është më e madhe se 50 cm3 dhe shpejtësia më e madhe e lejuar e të cilit është më e madhe se 45 km/h;

     

     

    Katërcikli i lehtë është automjet me hapësirë motorike prej katër rrotave të vendosura simetrikisht, masa e të cilave nuk është më e madhe se 350 kg (pa bateri dhe fuqia motorike nuk është më e madhe se 4 кë nëse automjeti është në hapësirë elektrike), sipërfaqja e motorit të të cilit me djegien e brendshme nuk është më e madhe se 50 cm3 dhe shpejtësia më e madhe e lejueshme nuk ëhstë se 45 km/h.