Në kategorinë “D1E” bëjnë pjesë grup automjetesh që tërhiqen nga ana e automjetit që bën pjesë në kategorinë “D1”, ku pesha më e madhe e lejueshme e rimorkios është më e lartë se 750 kg në përputhshmëri me rregullat nga fusha e miratimit për automjetet e vetme.
Dokumentet e nevojshme për dhënien e privimit për leje:
Kandidati të ketë mbushur 21 vjet
Së paku një vit të posedojë leje për vozitje të kategorisë “D1”
Fotokopje të lejes për vozitje të vërtetuar në noter
Letërnjoftim
Vërtetim për aftësitë shëndetësore dhe psikofizike për të drejtaur me automjete.
Dëshmi për kryerjen e së paku arsimit fillor të kandidait për vozitës (fotokopje të vërtetuar në noter)
Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës (4 orë mësimore teorike dhe 8 praktike)
Dëshmi për pagesën e shumës së harxhimeve për dhënien e provimit për leje
Fletparaqitje për dhënien e provimit për leje
Vërejtje: Për këtë kategori provim jepet vetëm në pjesën praktike të provimit për leje.