Në kategorinë “C1” bëjnë pjesë automjetet që nuk u bëjnë pjesë në kategoritë “D1” dhe “D” pesha e lejueshme e të cilave nuk tejkalon më shumë se 3 500 kg, por më e vogël se 7 500 kg, të cilat janë të prodhuara për transportin e jo më shumë se tetë udhëtarëve përveç vozitësit. Automjetet e kësaj ketegorie mund të kombinohen me rimorkio me peshë të lejueshme prej 750 kg.
Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit për leje:
Kandidati të ketë mbushur 18 vjet
Së paku një vit të posedojë leje për vozitje të kategorisë “B”
Fotokopje të lejes për vizitje të vërtetuar në noter
Letërnjoftim
Vërtetim për aftësitë psiko-fizike për të drejtuar automjete
Dëshmi për përfundimin e së paku arsimit fillor të kandidatit për leje (fotokopje të vërtetuar në noter)
Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës (10 orë mësimore teorike dhe 20 orë mësimore praktike)
Dëshmi për pagesën e shumës së harxhimeve për provimin e lejes për vozitje
Fletëparaqitje për provimin e lejes për vozitje