Në kategorinë “C” bëjnë pjesë automjetet që nuk u përkasin kategorive “D1” ose “D” masa e lejueshme e të cilave nuk tejkalon më shumë se 3 500 kg, të cilat nuk kanë më shumë se tetë ulëse duke mos e llogaritur ulësen e vozitësit dhe të njejtat mund të kombinohen me rimorkio me masë jo më të vogël se 750 kg.
Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit për leje:
Kandidati të ketë mbushur 21 vjet
Së paku një vit të posedojë leje për vozitje të kategorisë “B”
Fotokopje të lejes për vizitje të vërtetuar në noter
Letërnjoftim
Vërtetim për aftësitë psiko-fizike për të drejtuar automjete
Vërtetim për përfundimin e së paku arsimit fillor të kandidatit për leje (fotokopje të vërtetuar në noter)
Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës (10 orë mësimore teorike dhe 36 orë mësimore praktike)
Dëshmi për pagesën e shumës së harxhimeve për provimin e lejes për vozitje
Fletëparaqitje për provimin e lejes për vozitje