Në kategorinë “D1” bëjnë pjesë automjetet për transport të udhëtarëve, të cilat përveç ulëses së vozitësit kanë më shumë se tetë ulëse, por jo më shumë se 16, gjatësia e të cilëve nuk tejkalon tetë metra dhe mund të kombinohen me rimorkio pesha më e madhe e lejueshme e të cilës është më e vogël se 750 kg.
Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit për leje:
Kandidati të ketë mbushur 21 vjet
Së paku dy vite të posedojë leje për vozitje të kategorive “C1” dhe “C”
Fotokopje të lejes për vozitje të vërtetuar në noter
Letërnjoftim
Certifikatë shëndetësore për aftësitë psikofizike për drejtim të atomjeteve
Dëshmi që kandidati për vozitës ka të kryer shkollën fillore (fotokpje të vërtetuar në noter)
Vërtetim për aftësimin e kandidatit për vozitës (10 orë mësimore terike dhe 16 praktike)
Dëshmi për pagesën e harxhimeve për dhënien e provimit për leje
Fletparaqitje për dhënien e provimit për leje