Në kategorinë “A” bëjnë pjesë motoçikletat me ose pa rimorkio anësore, si dhe triçikletat me fuqi më të madhe se 15 kw.
Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit për leje:
Kandidatët të kenë mbushur 24 vjet ose
Të kenë mbushur 21 vjet dhe 2 vite të posedojnë kategorinë „А2“
Fotopkopje të lejes për vozitje të vërtetuar në noter
Letërnjoftim
Vërtetim për aftësitë shëndetësore dhe psikofizike për të drejtuar mjetet motorike
Dëshmi për përfundimin e së paku arsimit fillor të kandidatit për vozitës (fotokoje të vërtetuar në noter)
Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës ( 16 orë mësimore teorike dhe 16 orë mësimore praktike)
Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës nga fusha e dhënies së ndihmës së parë personave të lënduar në aksident trafiku (nëse nuk ka kategori tjetër)
Dëshmi për pagesën e shumës së harxhimeve për provimin e lejes për vozitje
Fletëparaqitje për provimin e lejes për vozitje
Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit për leje për kandidatin që posedon kategorinë “B”
Të ketë mbushur 24 vjet ose
Të ketë mbushur 21 vjet dhe nëse 2 vite posedon kategorinë „А2“
Fotokopje të lejes për vozitje të vërtetuar në noter
Letërnjoftim
Vërtetim për aftësitë psiko-fizike për të drejtuar me automjete
Vërtetim për përfundimin e së paku arsimit fillor të kandidatit për leje (fotokopje të vërtetuar në noter)
Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës (4 orë mësimore teorike dhe 16 orë mësimore praktike)
Fotokopje e lejes për vozitje e vërtetuar në noter
Dëshmi për pagesën e shumës së harxhimeve lidhur me provimin e lejes për vozitje
Fletëparaqitje për provimin e lejes për vozitje
Vërejtje: Për këtë kategroi jepet vetëm provim në pjesën praktike të provimit për leje.