Për kandidatët

Kategoria A2

 

 

Në kategorinë “A2” bëjnë pjesë motoçikletat me ose pa rimorkio anësore dhe me fuqi të motorit që nuk është më e madhe se 35 kë, ku raporti mes fuqisë së motorit dhe peshës së automjetit nuk është më e madhe se 0.2 kw/kg, dhe nuk e kanë prejardhjen nga automjet me fuqi dy herë më të madhe.

 

Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit për leje:

 

  • Kandidatët të kenë mbushur 18 vjet
  • Letërnjoftim
  • Vërtetim për aftësitë shëndetësore dhe psikofizike për të drejtuar mjetet motorike
  • Dëshmi për përfundimin e së paku arsimit fillor të kandidatit për vozitës (fotokoje të vërtetuar në noter)
  • Pajtueshmëri nga të dy prindërit, përfaqësuesit ligjor ose kujdestarit, të vërtetuar në noter (nëse nuk i ka mbushur 18 vjet)    
  • Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës ( 16 orë mësimore teorike dhe 16 orë mësimore praktike)
  • Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës nga fusha e dhënies së ndihmës së parë personave të lënduar në aksident trafiku (nëse nuk ka kategori tjetër)
  • Dëshmi për pagesën e shumës së harxhimeve për provimin e lejes për vozitje
  • Fletëparaqitje për provimin e lejes për vozitje
  •  

    Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit për leje për kandidatin që posedon kategorinë “B”

     

  • Të ketë mbushur 18 vjet
  • Fotokopje të lejes për vozitje të vërtetuar në noter
  • Letërnjoftim
  • Vërtetim për aftësitë psiko-fizike për të drejtuar me automjete
  • Dëshmi për përfundimin e së paku arsimit fillor të kandidatit për leje (fotokopje të vërtetuar në noter)
  • Vërtetim për kryerjen e aftësimit të kandidatit për vozitës (4 orë mësimore teorike dhe 16 orë mësimore praktike)
  • Dëshmi për pagesën e shumës së harxhimeve lidhur me provimin e lejes për vozitje
  • Fletëparaqitje për provimin e lejes për vozitje
  •  

    Vërejtje: Për këtë kategroi jepet vetëm provim në pjesën praktike të provimit për leje.